Dita e Çlirimit të Kosovës, Nikolla: Çlirimi i Kosovës, vepër e UÇK dhe popullit kosovar

June 12, 2022
1 minut lexim

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka dhënë një mesazh me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës.

Në mesazhin e saj Nikolla shkruan se çlirimi i Kosovës është vepër e UÇK e popullit kosovar, me mbështetjen e aleatëve të mëdhenj, ShBA e NATO.

“Sot është një ditë e shënuar për Kosovën, Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët.

Çlirimi i Kosovës është vepër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e popullit të Kosovës, me mbështetjen e aleatëve të mëdhenj të kombit shqiptar, ShBA dhe NATO.

Kosova e pavarur dhe demokratike është rezultat i Kosovës së lirë.

Shqipëria qëndron në krah të Kosovës, për përballimin e sfidave të përbashkëta. Sepse sfidat e Kosovës janë edhe sfidat e Shqipërisë. Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës po bashkërendojnë diplomacinë parlamentare për përballimin e tyre.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, një kërkesë e drejtë dhe e merituar.”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Koreja Jugore forcon mbrojtjen nga frika e Koresë Veriore

Story i radhës

Kapen 2.2 tonë kokainë, në kërkim dy shqiptarë

Të fundit nga

Pamje nga festa e ditëlindjes së Kaderit

Modelja e njohur kosovare Kader Kicaj ditën e sotme festoi ditëlindjen. Ajo ka mbushur plot 27 vjet jetë,. Përveç urimeve të shumta që ka pranuar nga ndjekësit nuk kishte si të mungonte
ShkoLartë