Grupe artistike kanë defiluar sot në qendër të Deçanit në ditën e dytë të kremtimit të 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit të kësaj komune.
Kremtimi i kësaj dite do të vazhdojë me natën finale të Festivalit Gjithëkombëtar të Folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, kushtuar rapsodëve Dervish Shaqa e Demush Neziri.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, dje ka falënderuar të gjitha shoqëritë̈ kulturore dhe artistike nga të gjitha trojet shqiptare për atmosferën që krijuan dhe dhuruan me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Deçanit.
Kjo ditë u manifestua me falenderime të shumta.