Dita e 11 e barrikadave në veri të Kosovës, shtohet prezenca e KFOR-it në dy kahet e kufirit me Serbinë

December 20, 2022
1 minut lexim

Barrikadat e vendosura në veri të Kosovës prej njëmbëdhjetë ditësh vazhdojnë të qëndrojnë duke vështirësuar jetën e qytetarëve në atë pjesë, ndërsa rrugët në drejtim të kufirit të Jarinjes dhe Bërnjakut janë të bllokuara.

Serbët lokalë kanë ngritur edhe një tjetër barrikadë në “Kroin e Vitakut”, përkatësisht nga Mitrovica në drejtim të Zvecanit, duke çuar kështu numrin e tyre të përgjithshëm në nëntë.

Dyqanet janë hapur ndërkaq edhe nëpër shkolla e fakultete mësimi ka filluar të mbahet.

Vërehet prezencë e shtuar e pjesëtarëve të KFOR-it në të dy drejtimet e kufijve me Serbinë.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë patrullimin e tyre nëpër zonat me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, duke ofruar rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kujdes! Këto janë gabimet që nuk duhet t’i bëni në festën e punës

Story i radhës

Deputetja e VV-së: Barrikadat do të largohen brenda ditëve, jemi në koordinim me KFOR-in

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë