dita e 108 te e revoltes qytetare kerkohet doreheqja e rames dhe qeverise se tij 6aa8dcd1a5e2c

Dita e 108-të e revoltës qytetare, kërkohet dorëheqja e Ramës dhe qeverisë së tij!

September 15, 2026
1 minut lexim

Protesta qytetare në Tiranë vijon edhe sot, duke shënuar ditën e 108-të të tubimeve të njëpasnjëshme. Protestuesit mblidhen prej gati katër muajsh në sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas marshojnë drejt bulevardit përpara Kryeministrisë.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë së tij. Ata kërkojnë gjithashtu krijimin e një qeverie teknike tranzitore, me mandat 12-mujor, e cila sipas tyre do të duhet të garantojë një proces të ri politik dhe institucional.

Një tjetër kërkesë e ngritur gjatë protestave lidhet me anulimin e disa ligjeve, për të cilat protestuesit pretendojnë se bien ndesh me interesin kombëtar.

Protestave në Tiranë u është bashkuar prej tre ditësh edhe diaspora. Përfaqësues dhe qytetarë shqiptarë të ardhur nga jashtë vendit kanë marrë pjesë në tubime, duke deklaruar mbështetjen e tyre për kërkesat e protestuesve.

Sipas paralajmërimeve të bëra nga diaspora, pjesëmarrësit e ardhur nga jashtë vendit pritet të qëndrojnë në Tiranë deri më 17 shtator.

Protesta pritet të vijojë edhe gjatë ditës së sotme, ndërsa organizatorët kanë përsëritur se do të vazhdojnë tubimet deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

221 milione euro borxhe ndaj shtetit ne listen e dap it kompani me nje punetor dhe emra te lidhur me politiken 6aa8716ed839e
Lajmi i mëparshëm

221 milionë euro borxhe ndaj shtetit: Në listën e DAP-it kompani me një punëtor dhe emra të lidhur me politikën

videoja virale e mamdani dhe aoc ne ground zero reagimet pas ceremonise se 11 shtatorit dhe debati mbi videon 6aa8dd32a03f1
Lajmi i radhës

Videoja virale e Mamdani dhe AOC në Ground Zero: Reagimet pas ceremonisë së 11 Shtatorit dhe debati mbi videon

Të fundit nga

ShkoLartë