221 milione euro borxhe ndaj shtetit ne listen e dap it kompani me nje punetor dhe emra te lidhur me politiken 6aa8716ed839e

221 milionë euro borxhe ndaj shtetit: Në listën e DAP-it kompani me një punëtor dhe emra të lidhur me politikën

September 15, 2026
1 minut lexim
att.5EM1QTOvRkEKId 4eMa44g P2UMDlrQk7r0hyvISpUI

Administrata e të Ardhurave Publike (DAP) publikoi listën e shtatorit me 5.240 debitorë, të cilët së bashku kanë mbi 13,64 miliardë denarë, ose rreth 221,8 milionë euro detyrime të papaguara.

Në krye të listës janë kompanitë shkupjane „Hant Osoj Trejd“, „Okitna Trejd“ dhe „Lisav“, ku detyrimet lidhen kryesisht me TVSH-në e papaguar.

Veçanërisht bie në sy „Hant Osoj Trejd“, e cila ka borxh rreth 14,87 milionë euro, ndërsa ka vetëm një të punësuar. Për kompaninë, në të kaluarën VMRO-DPMNE kishte ngritur akuza për rimbursime të dyshimta të TVSH-së, pretendime që DAP-i i kishte mohuar.

Në listë figuron edhe „Dianita“ nga Strumica, me mbi 6 milionë euro borxh. Kompania është përmendur nga Prokuroria në lidhje me rrjetin e kompanive të biznesmenit Risto Kërmzov, ndaj të cilit po zhvillohet procedurë për dyshime lidhur me rimbursime të paligjshme të TVSH-së.

Nga Kumanova, „Abira Plus“ ka detyrime prej afro 3 milionë eurosh. Kompania deri në vitin 2018 ishte në pronësi të Trajçe Zaevit, kushëririt të ish-kryeministrit Zoran Zaev.

Në total, në listë janë 2.008 persona juridikë dhe 3.232 persona fizikë. Krahasuar me muajin paraprak, numri i debitorëve dhe borxhi i përgjithshëm janë rritur.

Lista përfshin detyrime për TVSH, tatim mbi fitimin, tatim personal, kontribute, akciza dhe dogana.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bekim sali mirepret ne shkup partneret rajonale dhe perfaqesuesit e be se bashke per nje rrugetim me te shpejte drejt evropes 6aa87020b44a4
Lajmi i mëparshëm

Bekim Sali mirëpret në Shkup partnerët rajonalë dhe përfaqësuesit e BE-së: Bashkë për një rrugëtim më të shpejtë drejt Evropës

Të fundit nga

ShkoLartë