Alfabeti i Brajit, I garantuar me të gjitha dokumentet ndërkombëtare mbetet i padukshëm në sistemin arsimir, përveç se në shkollën për rehabilitim të fëmijëve dhe të rinjve me shikim të dëmtuar “Dimitar Vllahov” në Shkup.
Kështu thonë nga Koalicioni për përfaqësimin e të drejtave të personave me hendikep “Ndryshojmë”, me rastin e shënimit të sotëm të 4 janarit si Ditën Ndërkombëtare të Alfabetit të Brajit dhe arsimit të fëmijëve me shikim të dëmtuar.
Sipas vlerësimit të këtij koalicioni, me mijëra persona nuk e dijnë Alfabetin e Brajit dhe se askund nëpër institucione nuk shihet ky Alfabet, që është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën për të drejtat e personave me hendikep.
Sipas koalicionit “Ndryshojmë”, ekziston mënyra që kjo e drejtë të bëhet e kapshme për këta persona, konform Agjendës 2030, përmes një projekti rajonal për nxitjen e mësimit rajonal dhe këmbimit të përvojave nga të arriturat e Agjendës 2030 për qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm, veçanërisht lidhur me parimin “Mos e le askend pas vete – SHOHIM”
Burimi: TV KLAN