Dita Botërore e Personave me Nevoja të Veçanta/ Shakiri: Nëpër shumë hapësira nuk kemi qasje për lëvizje të lirë

Tre dhjetori është dita ndërkombëtare e personave me nevoja të veçanta. Ertan Shakiri nga organizata SOS Vita thotë se këta persona janë të anashkaluar nga institucionet. Sipas tij nëpër shumë hapësira personat me nevoja të veçanta nuk kanë qasje për të lëvizur lirë.

Nëpër shkolla nuk ka vendkalime, ministrisë nuk i intereson aspak. Sa persona janë në Maqedoni të tillë? Janë mbi 2000, me diagnoza të ndryshme, janë me sindromë daun, ka të llojllojshme. Por kisha bërë apel tek të gjithë institucionet, tek të gjithë njerëzit që së paku këtë ditë që e kemi njëherë në vit, mos t’i harrojmë personat me nevoja të veçanta”, pohoi Ertan Shakiri –SOS Vita.

Dy ditë me parë Vaska Bajramovska Mustafa nga zyra e avokatit të popullit, njoftoi se rreth 22 fakultete nuk kanë evidenca për numrin e studentëve me nevoja të veçanta. Ajo ankohet se studentët përballen me vështirësi si në transport publik, ashtu edhe në kushtet e fakulteteve kur bëhet fjalë për tualete dhe ashensorë.

“Mungojnë tualete funksionale për studentët me pengesa, ashensorë, funksionalë dhe tra me gjerësi të përshtatshme këndore. Qasje pa pengesa nga dhe deri te amfiteatrot, bibliotekat dhe objektet tjera. Më tepër se gjysma e fakulteteve ose 67.5% fare nuk kanë tualete për studentët me aftësi të kufizuara, ndërsa 55% e fakulteteve nuk kanë ashensor edhe pse objekti është në disa kate”, deklaroi Vaska Bajramovska Mustafa – këshilltare e Avokatit të Popullit.

Ndryshe, ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska me rastin e ditës botërore të personave me aftësi të veçanta ka paralajmëruar një segment të ligjit të ri, i cili parasheh që personat me aftësi të kufizuara zhvillimore të punësohen në Ministrinë e Mbrojtjes pa shpallje publike.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Shearer nuk i kursen kritikat

Story i radhës

Të hënën në Kuvend do të mbahet takimi i liderëve

Të fundit nga