Dita Botërore e Gjuhës Rome: Kërkohet Katedra për Gjuhë Rome në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup!

November 5, 2024
1 minut lexim

 

“Pres zgjidhje sistematike institucionale për Romët lidhur me Gjuhën” – ka deklaruar Ministri pa portfol i ngarkuar për integrimin dhe implementimin e Strategjisë për inkluzion të Romëve 2022 – 2030, Shaban Saliu, me rastin e Ditës Botërore të Gjuhës Rome.

Krahas kërkesës që gjuha rome të jetë i detyrueshëm në shkollat ku shumica e nxënësve janë romë, Sejdiu ka potencuar se nevojitet edhe Katedra e Gjuhës Rome në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, qendra të kulturës në Shkup dhe në katër qytete tjera të vendi, 30.000 gramatika, abetare dhe po aq fjalorë të gjuhës rome.

“Duhet të formohet katedra e gjuhës rome në USHKM, të ketë mësimdhënës dhe profesorë cilësor që do të ligjërojnë gjuhën romën në shkollat fillore dhe të mesme, si dhe kyçjen e gjuhës rome sit ë obligueshme në shkollat ku nxënësit romë përbëjnë shumicën. Shpresoj se me Buxhetin 2025 do të ndahen mjete të mjaftueshme për arsimimin dhe mësimin e gjuhës rome” – ka deklaruar Saliu.

Dita Botërore e Gjuhës Rome promovon gjuhën kulturën dhe arsimin, kurse kremtohet çdo vit më 5 nëntor, dita kur duke filluar nga viti 2009 u bënë hapat e parë drejt njohjes si gjuhë pakice sipas Kartës Evropiane për gjuhë rajonale apo të pakicave.

Nga viti 2015, UNESCO shpalli 5 nëntorin si Ditë e Gjuhës Rome.  /tvklan.mk

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Analisti Arsovski: Thirrjet për zgjedhje të parakohshme janë folklor politik

Story i radhës

“Ndryshimi i Kushtetutës është i patjetërsueshëm” – shefi i diplomacisë çeke: Zgjidhja e kontestit me Bullgarinë, kërkon shumë punë

Të fundit nga

Haziri: LDK-ja është në garë për fitore

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka hyrë në garë për fitore. Nëse kjo parti nuk i fiton zgjedhjet, Haziri thotë se do jenë bashkë me
ShkoLartë