Distria Krasniqi, trimëresha jonë, që e bëri krenarë shtetin e Kosovës dhe shqiptarinë kudo që jetojnë e veprojnë, u shpall sportistja më e mirë për vitin 2021 nga Komiteti Olimpik i Kosovës, në ceremoninë që u mbajt në “Emerald” të Prishtinës.
Kjo as diskutohej kur kihet parasysh suksesit i xhudistes në arenën ndërkombëtare.
Komiteti Olimpik i Kosovës nuk e kishte problem për të zgjedhur në të mirët për vitin 2021.
Krasniqi është kampione olimpike në kategorinë – 48 kg. ajo u shpreh e lumtur për çmimin dhe zotohet për vazhdimësinë e sukseseve.
Distria mori edhe çekun 2000 euro.