Distria Krasniqi ka arritur që të kualifikohet në çerekfinalen e Mastersit që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Kampionia olimpike triumfoi ndaj belges, Amber Ryheul në raundin e dytë.
Në çerekfinale, xhudistja kosovare do të përballet me gjermanen, Mascha Ballhaus.
Sot po garon gjithashtu edhe Nora Gjakova që është në raundin e dytë në kategorinë deri në 57 kilogramë.