Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos

October 7, 2022
1 minut lexim

Distria Krasniqi ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.

Krasniqi në kategorinë deri në 52 kilogramë zuri vendin e tretë, pasi në luftë për medaljen e bronztë mundi xhudisten nga Izraeli, Gefen Primo.

Dueli shkoi në “Golden Score”, teksa izraelitja mori tri penalizime.

Në raundin e parë, Distria kaloi pa luftë, kurse në të dytin triumfoi me IPPON për 30 sekonda.

Çerekfinalen, ajo e arriti pasi mundi me IPPON xhudisten italiane, Giuffrida Odetta, e cila mori tre penalizime që i kushtuan me eliminim.

Në çerekfinale me sukses triumfoi me një waza-ari ndaj xhudistes nga Mongolia, Khorloodoi Bishrelt.

Por, në gjysmëfinale, Distria u mund në “Golden Score” nga xhudistja britanike, Chelsie Giles./ h.ll/albeu.com

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zhvillime të reja në SHSKUK, pas dorëheqjes së Latifit

Story i radhës

Detaje të reja për aksionin e uniformave blu për Ervis Martinajn/ Ish-drejtori i Policisë tregon lëvizjet e fundit

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë