Në Mastersin e xhudos që po zhvillohet në Jerusalem, Kosova po përfaqësohet nga katër xhudistë, ku dy prej tyre veçse kanë përfunduar garat sot, nga të cilat është fituar një medalje e bronztë.
Distria Krasniqi e fitoi sot medaljen e artë të Mastersit të xhudos “Jerusalem 2022”, medalje kjo e cila ishte e katërta për të në garat Masters.
Po ashtu, krah Distrias sot garoi edhe Nora Gjakova, e cila u renditet e pesta në këtë garë, ndërsa nesër do të luftojë Laura Fazliu, kurse të enjten do të ndeshet Loriana Kuka.
Pas suksesit të sotëm të Distrias dhe Norës, tani ka reaguar edhe trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka, i cili tha se Jerusalemi u njoftua sot me Kosovën nën dritën e medaljes së artë.
“World Judo Masters 2022
Distria Krasniqi e artë
E arta numër 4 e Disit në garat Masters!
1800 Pikë Olimpike
Nora Gjakova e pesta!
Luftoj mirë i mungoj fati në luftat kryesore.
Jerusalemi sot po njoftohet me Kosovën tonë në dritën e medaljes së artë!
Neser e pasneser garojnë Laura e Loriana
Kosova mbi të gjitha …”, shkruante Kuka në “Facebook”.