Disney kalon Netflix për tu bërë platforma më e madhe streaming

min lexim

Disney do të lançojë një shërbim të ri me reklama në SHBA ndërsa kompania kaloi Netflix për nga numri i abonentëve me pagesë.

Kompania raportoi 211.1 milionë abonentë në re platformat e saj streaming. Kjo e vendos kompaninë përpara Netflix që prej disa muajsh po humb konsumatorë.

Por Disney tha se humbja e të drejtave streaming për cricket në Indi do të ule ritmin e rritjes së numrit të abonentëve krahasuar me parashikimet e mëhershme.

Firma e cila ka në pronësi platformën Hulu dhe platformën sportive ESPN+, tha se kërkesa për produktet e saj ka qenë e lartë.

Kompania shtoi 14.4 milionë abonentë Disney+ në tre mujorin e dytë të vitit ku shumica ishin jashtë SHBA.

Në fund të vitit do të lançojë një shërbim me pagesë prej 7.99 dollarë por me reklama krahas shërbimit 10.99 dollarë në muaj pa reklama.

Ky shërbim do të lançohet jashtë SHBA vitin e ardhshëm. Të ardhurat e Disney për periudhën Prill-Qershor ishin 26% më të larta në 1.5 miliardë dollarë.

Rivali Netflix raporti një humbje prej 1 milionë përdoruesit në tre mujorin në fjalë duke rënë në 220.67 milionë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Qetësohet situata me zjarret

Story i radhës

U qëllua me armë nga bashkëjetuesja, del nga spitali Vali Corleone, ja akuzat që rëndojnë mbi 22-vjeçaren

Të fundit nga