Diskutim publik me qytetarët e Prishtinës për përmirësim në infrastrukturë

June 26, 2025
1 minut lexim

Komuna e Prishtinës ka mbajtur një diskutim të përgjithshëm publik me qytetarët, me synim rritjen e transparencës dhe përfshirjes së tyre në vendimmarrje. Qytetarët kërkuan përmirësime infrastrukturore në zonat që përfaqësojnë. Kryetari Përparim Rama dhe drejtori Sokol Havolli u zotuan se kërkesat do të shqyrtohen dhe do të përfshihen në planet e investimeve të ardhshme.

Komuna e Prishtinës organizoi një diskutim të përgjithshëm publik, i cili, sipas organizatorëve, synon të rrisë transparencën dhe të nxisë përfshirjen aktive të qytetarëve në proceset vendimmarrëse.

Kryetari i Këshillit Lokal të Keqekollës, në mesin e kërkesave për fshatrat që përfaqëson, kërkoi shtrimin e rrugëve, duke theksuar se disa prej tyre janë të pakalueshme.

Ndërkohë, Sabedin Hasani nga Këshilli Lokal Qendra në Prishtinë, në kërkesat e tij për këtë zonë, veçoi nevojën për ndriçim publik në rrugën “Sylejman Vokshi” dhe përmirësime të tjera infrastrukturore.

Përfaqësuesit komunalë theksuan se ky diskutim është një mundësi e rëndësishme për të trajtuar çështje të ndryshme, shqetësime dhe kërkesa konkrete të qytetarëve, me qëllim që të ofrohen zgjidhje të qëndrueshme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: BDI as që ka qenë e interesuar për zgjidhje ligjore për përfaqësimin e drejtë

Të fundit nga

ShkoLartë