Diskriminohen nxënësit shqiptarë, materialet në garat e matematikës vetëm në gjuhën maqedonase

February 26, 2022
min lexim

Vlora Ademi është nëna e Dijarit i cili është pjesëmarrës në garat e matematikës për shkollat fillore. Ajo shprehet e shqetësuar sepse interesi i djalit të saj dhe shumë fëmijëve tjerë mund të shuhet për shkak materialeve të cilat janë vetëm në gjuhën maqedonase. Ajo shtoi se 50% të kohës së ushtrimeve ato duhet ta kalojnë duke përkthyer dhe sipas saj ky është një inkluzion tjetër në arsim.

“Kjo eksperiencë për Diarin sidoqoftë ishte e bukur ngase e ka pasion matematiken ishte një super sfidë, ngarkesë psikologjike. Hasëm në vështirësi sepse të gjithë materialet fatkeqësisht dhe me keqardhje mund të them janë dhe ishin në gjuhën maqedonase duke përfshirë edhe njoftimet për garën, të gjitha gazetat buletinat me mijëra detyra shembuj për të ushtruar. Për fat të keq 50 % të kohës së harxhuar këto tre muajt e fundit u morëm me linguistik dhe adaptim”, tha Vlora Ademin, prind.

Ademi sqaroi se kjo garë bëhet pa dallim etnie, race ose religjioni, për këtë arsye apelon që Ministria e Arsimit të marrë masa sepse kjo është në interesat e të gjithëve. Ajo tha se ka edhe përkrahjen e shumë prindërve për reagimin e saj. Ndryshe Ademi mendon se numri i pjesëmarrësve shqiptarë nuk është i vogël por peripecitë në të cilën kalojnë fëmijët për shkak lëshimit nga ana e sistemit mund t’i demotivojë ata.

“Ka shumë prind që më përkrahën për këtë reagim por gjithashtu duke më treguar storjet e tyre të ngjashme dhe unë erdha në konstatim që shqiptarët janë totalishtë të anashkaluar në fushën e shkencës. Shumë e kalbur më duket dhe shumë e zbehur më duket implementimi i dygjuhësisë në këtë rast sepse nuk e shoh aty ku duhet. Kjo lloj qasje e garës ku nuk i përfshin fëmijët shqipfolës sikurse ka për qëllim të mos i përfshijë dhe kjo sikurse i demotivon”, shtoi Ademi.

Garat organizohen nga Shoqata e Matematicintëve të Maqedonisë, e mbështetur nga MASH. Anëtari dhe Profesori i matematikës Emin Durmishi pohoi se materialet botohen vetëm në gjuhën maqedonase, ndërsa sqaroi se ka kërkuar që këto materiale të botohen edhe në gjuhën shqipe, por për shkak mos interesimit të lartë kërkesa e tij nuk është aprovuar.

“Pasi viteve të fundit vërehet shtim i interesimit nga shkollat fillore edhe në gjuhën shqipe për pjesëmarrje në garat e matematikës të organizuara nga Shoqata e Matematikanëve të Maqedonisë dhe pas reagimeve nga opinioni publik, ju sigurojmë që nga viti i ardhshëm do të sigurohet përkthimi në shqip i rubrikave të detyrave përgatitëse për gara të revistave në fjalë dhe do të shqyrtohet mundësia e botimit të plotë të revistave edhe në gjuhën shqipe”, tha Emin Durmishi – Anëtar i Shoqatës së Matematicintëve të Maqedonisë.

Kontrrolluam edhe ueb faqen e shoqatës së matematikanëve, rezultoi që edhe ajo të jetë vetëm në gjuhën maqedonase. Ndryshe për të marrë pjesë në këto gara pjesëmarrësit duhet të paguajnë nga 150 denarë participim.

Tv21 pyeti Ministrinë e Arsimit se nëse kjo është diskriminuese dhe cilat masa do ti ndërmarrin, por nuk morëm përgjigje.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A do ta ndalojë Rusia dërgimin e gazit? Përgjigjet Bislimovski

Story i radhës

Udhëton me aeroplan privat të Cristiano Ronaldos dhe bën jetë superluksoze

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë