Paraqitja mbresëlënëse e pjesës së parë te gjer manët mbeti thjesht një kujtim i bukur, pasi rezultati në fund i buzëqeshi Japonisë, e përfunduar me shifrat 1-2. Humbja në fjalë nuk mund të përtypej lehtësisht nga tre “veteranët” e “Pancerave”. Fillimisht do të shprehej kapiteni Nojer mbi tablonë e lojës dhe rezultatin:
NOJER- “Shpërdorimi nga reparti sulmues i dha mundësi kundërshtarit të qëndronte në lojë për 75 minuta. Duhet të ishim treguar më të qartë përpara portës. Por kjo nuk i heq asnjë faj repartit difensiv. Totalisht të pamjaftueshëm në neutralizimin e rrezikimit nga sulmet kundërshtare. Pasoja është humbja dhe nisja me këmbën e gabuar rrugëtimin në Katar. Ishim ne ata që krijuam gjithë atë volum loje në fraksionin e pjesës së parë, por na mungoi goditja finale. Mjafton të përmendim minutën e 70-të, 4 tentativa në portën mike dhe asnjë finalizim. Ky është futbolli, nëse nuk shënon do të pësosh”, citonte tejet i zhgënjyer numri “1” i Bajern Mynihut.
Një tjetër lojtar që tifozëria e Gjermanisë, por jo vetëm, beson se mund t’i rikthejë sërish te lavdia e “Brazil 2014” si Tomas Myler, i cili gjente kohën të shfaqej për disa momente përpara mediave, atë çka nuk arriti ta realizonte dot në fushë:
MYLER- “Pjesën më të madhe të lojës dominimi ynë ishte më se i dukshëm, por shndërrimi i rasteve në gol mbeti tentativë e parealizuar. Qesharake do të ishte fraza më e duhur për të përkufizuar këtë humbje mbi bazë të asaj që ekipet performuan në fushë.
Gjithsesi, e përgëzoj Japoninë për iniciativën e realizuar me sukses. Në fund të mirët dhe të këqijtë e vetes jemi vetëm ne. Fitorja do të ishte gjysma e punës në startimin e një kompeticioni kaq madhor. Analiza mund të kryhet shumë lehtë nga jashtë pas vërshëllimës së trefishtë, por gjendja jonë emocionale është e vështirë për t’u kuptuar”, nënvizoi 33-vjeçari.
Për ta përmbyllur pjesën e deklaratave të lojtarëve ishte Ilakai Gyndoan nga ku tifozëria ka pritshmëri të lartë mbi bazë të përvojës.
GYNDOAN- “Mënyra se si i pësuam golat ishte absurde. Nuk e di nëse mund të them se ishin më të thjeshtët të shënuar në një Kupë Bote. E vështirë për ta besuar se si mund të shpërdorosh kaq shumë mundësi, s’mund ta kuptoj. Jo të gjitha gjërat kanë vlerë, ashtu si posedimi i topit nga ana jonë ndaj Japonisë, duhet më tepër bindje dhe zgjuarsi’, përfundoi “Qytetari”.