discord lancon reklamat video ne aplikacionet mobile 67dc55afc520b

Discord lançon reklamat video në aplikacionet mobile

March 20, 2025
1 minut lexim

Discord ka vendosur të sjellë reklama të palëve të treta në platformën e saj mobile.

Aplikacioni i komunikimit me audio dhe video me në fokus industrinë gaming tha se është duke testuar Video Quests – reklama ku përdoruesit e Discord mund të fitojnë dekorime avatarësh dhe sende në video lojëra duke i parë ato.

Reklamat do të shfaqen prej Qershorit 2025 pasi janë lançuar në PC dhe konsola vitin e kaluar. Reklamat e reja mobile nuk janë të bezdisshme dhe shfaqen si “Quest Bar” në fund të ekranit të cilat mund të hiqen me një klikim.

Discord lejon përdoruesit në platforma të tjera të fshehin promocionet për reklama specifike ose të refuzojnë promocione të personalizuara.

Video Quests janë një prej dy formateve Quest që Discord lançoi vitin e kaluar ku tjetri është Play Quest me të cilin përdoruesit shpërblehen duke kryer misione lojërash.

Njoftimi i reklamave celulare vjen mes thashethemeve se Discord po përgatitet të nisë një ofertë publike fillestare.

Kompania u vlerësua për herë të fundit në rreth 15 miliardë dollarë nga investitorët privatë në vitin 2021 dhe thuhet se kishte diskutuar një marrëveshje blerjeje prej 10 miliardë dollarësh me Microsoft po atë vit që përfundimisht nuk u materializua asgjë. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

jaka nga ikd nuk perputhen shpenzimet e partive politike me aktivitetin gjate fushates zgjedhore 67dc52e16caf9
Story i mëparshëm

Jaka nga IKD: Nuk përputhen shpenzimet e partive politike me aktivitetin gjatë fushatës zgjedhore

berat gjimshiti para anglise ekip i forte lojtaret ja shohim cdo fundjave ne televizor 67dc569ec1f0c
Story i radhës

Berat Gjimshiti para Anglisë: Ekip i fortë, lojtarët ja shohim çdo fundjavë në televizor

Të fundit nga

Horoskopi i datës 17 maj 2025

Dashi Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të
ShkoLartë