Discord ka filluar të lançojë një version të rimodeluar të aplikacionit Android i cili adreson disa prej shqetësimeve kryesore lidhur me softuerin.
Nëse keni përdorur shërbimin e kompanisë me shumë gjasa keni parë funksionalitetet e reja të mbërrijnë fillimisht në iOS dhe Desktop përpara lançimit në sistemin operativ të Google.
Këtë gjë e pamë edhe së fundi me Server Profiles. Por sipas Discord kjo qasja do ti përkasë së shkuarës.
Në një postim në blog ditën e Hënë, kompania tha se kishte rindërtuar aplikacionin Android duke përdorur React Native. Discord ka përdorur framework-un në fjalë për zhvillimin e aplikacionit iOS që kur Meta e hapi kodin e React në 2015-ën.
Tashmë të dy aplikacionet kanë të njëjtin kod dhe kompania thotë se përdoruesit Android mund të presin një konsistencë me funksionalitetet e reja.
Për më tepër kompania thotë se përdoruesit e Discord do të shohin një eksperiencë më konsistente mes disa platformave. Një shembull është aplikacioni Android i cili kishte një font më të madh sesa versioni iOS.
Nëse keni instaluar Discord në Android, kompania thotë se versioni i ri i aplikacionit do të bëhet i disponueshëm në javët në vijimit. /PCWorld Albanian