Disa zona në Prishtinës do të mbeten pa ujë të pijshëm

Gjatë ditës së sotme, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit do të intervenojnë në gypin me diametër fi 300 mm në rrugën “ Luan Haradinaj ” në qendër të Prishtinës dhe për këtë shkak, disa zona do të mbeten pa ujë.

Intervenimi do realizohet si pasojë e një defekti të ndodhur aty.

“Për shkak të sanimit të linjës, jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 11:00. Pa furnizim me ujë mbesin: rruga” Luan Haradinaj”, rruga” Rexhep Luci”, rruga” Hajdar Dushi”, rruga” Garibaldi”, rruga” Mujo Ulqinaku”, rruga” Robert Doll” dhe disa rrugica në atë zonë”, njofton KRU Prishtina.

Rikthimi i furnizimit me ujë të pijshëm do ndodhë pas sanimit përfundimtar të defektit.

“Se sa do zgjasë intervenimi varet nga natyra e defektit, ndërsa furnizimi me ujë ndërprehet në orën 11:00”, thuhet më tej.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ulet numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID-19 në Maqedoni

Story i radhës

Tentim-vjedhje në një bastore në Shkup, punëtorja i kundërvihet vjedhësit

Të fundit nga