Kur ndihen të mërzitur, shumë njerëz gjejnë ngushëllim tek ushqimi për të ngritur humorin. Mirëpo, ushqimet me sheqer dhe kalori të larta që shumë zgjedhin të konsumojnë, pavarësisht efektit pozitiv në ngritjen e humorit, kanë pasoja negative nga ana tjetër.
Por lajmi i mirë është se ka edhe ushqime të shëndetshme që mund të përmirësojnë gjendjen tuaj shpirtërore.
Vitet e fundit janë kryer kërkime mbi marrëdhëniet midis të ushqyerit dhe shëndetit mendor. Gjithsesi, është e rëndësishme të theksohet se gjendja shpirtërore mund të ndikohet nga shumë faktorë, të tillë si stresi, ambienti, gjumi i keq, gjenetika, çrregullimet e humorit dhe mungesat ushqyese.
Megjithatë, disa ushqime kanë treguar se përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm të trurit dhe lloje të caktuara të çrregullimeve të humorit.
Këtu janë 9 ushqime të shëndetshme që mund të rrisin humorin tuaj.
1. Peshqit me acide yndyrore
Peshqit si salmoni janë të pasur me acide yndyrore omega-3, që mund të ulin rrezikun e depresionit.
2. Çokollata e zezë
Çokollata është e pasur me shumë përbërës që rrisin humorin. Ajo ka një vlerësim të lartë hedonik, që do të thotë se shija, struktura dhe aroma e saj e këndshme gjithashtu mund të nxisin humorin e mirë.
3. Ushqimet e fermentuara
Meqenëse deri në 90% e serotoninës së trupit tuaj prodhohet në zorrë, një zorrë e shëndetshme mund të korrespondojë me një gjendje të mirë shpirtërore. Ushqimet e fermentuara si kimchi, kos, kefir, kombucha dhe lakra turshi janë të pasura me probiotikë që mbështesin shëndetin e zorrëve.
4. Bananet
Bananet janë një burim i shkëlqyeshëm i sheqerit natyral, vitaminës B6 dhe fibrave prebiotike, të cilat punojnë së bashku për të mbajtur nivelet e sheqerit në gjak dhe humorin tuaj të qëndrueshëm.
5. Tërshëra
Tërshëra siguron fibra që mund të stabilizojnë nivelet e sheqerit në gjak dhe të rrisin humorin tuaj. Ajo është gjithashtu e pasur me hekur, gjë që mund të përmirësojë simptomat e humorit tek personat me anemi nga mungesa e hekurit.
6. Manaferrat
Çuditërisht, ngrënia e më shumë frutave dhe perimeve është e lidhur me nivele më të ulëta të depresionit. Manaferrat janë të pasura me antocianina që luftojnë sëmundjet, të cilat mund të ulin rrezikun e depresionit.
7. Arra dhe fara
Arrat dhe farat kanë shumë proteina me bazë bimore, yndyrna të shëndetshme dhe fibra. Disa arra dhe fara janë të pasura me triptofan, zink dhe selen, të cilat mund të mbështesin funksionimin e trurit dhe të ulin rrezikun e depresionit.
8. Kafeja
Kafeja është pija më e njohur në botë, që gjithashtu mund ta bëjë botën pak më të lumtur. Kafeja ofron përbërje të shumta, duke përfshirë kafeinë dhe acid klorogjenik, që mund të rrisin humorin. Hulumtimet sugjerojnë se edhe kafeja pa kafeinë mund të ketë gjithashtu efekt.
9. Fasulet dhe thjerrëzat
Përveç se janë të pasura me fibra dhe proteina me bazë bimore, fasulet dhe thjerrëzat janë plot me lëndë ushqyese që rrisin humorin, veçanërisht me vitaminat B.