9
Tetovë, 9 mars – Shkolla e mesme ekonomike “8 Shtatori” dhe ajo fillore “Rexhep Voka” në Shipkovicë e Brodec, që nga themelimi nuk kanë psikolog.
Punën e psikologut në këta dy shkolla, detyrohen ta bëjnë profesoret dhe të punësuarit tjerë. Por psikologja Qëndresa Gashi, thotë se mungesa e psikologut nëpër shkolla mund të rrisë problemet, dhe sipas saj institucionet duhet një ditë e më parë të punësojnë kuadër profesionist.
“Psikologu, punonjësi shëndetësor i aspektit mendor tek të rinjët duhet të jete prezent nëpër shkolla, pasi ju ndihmon në shumë situata. Psikolgu është shoku sekret i fëmijëve në kuptimin e gjërave që nuk shprehen me familjarë me bashkëmoshatorët e tyre, ju ofrohet një zgjedhje jo vetëm të kenë informacion por të kenë edhe zgjedhje ndaj çdo problemi që mund të kenë të miturit. Unë apeloj që çdo shkollë të ketë psikologun e punësuar aty. Është lehtësim për gjithë mësimdhënësit por edhe për gjitha akterët e shkollës”, u shpreh psikologja Qëndresa Gashi.
Edhe Blerta Ahmedi, nga Këshilli për Parandalimin e Delekuencës tek fëmijët dhe të Miturit, thotë se në qoftë se do kishte më shumë të punësuar kuadër profesionist nëpër shkolla do të uleshin dukuritë negative por edhe dhuna mes nxënësve.
“Shkollën që potencuar ka mungesë të kuadrit të psikologut dhe nuk ka të punësuar asnjë psikolog. Mirëpo nga ana tjetër edhe numri i të punësuarve në disa shkolla është i pa mjaftueshëm pasi me një psikolog, pedagog, është e pa mundur të trajtohen temat e ndryshme që kanë të bëjnë me nxënësit. Të rritet numri i kuadërve profesionale nëpër shkolla normalisht do ndikonte në parandalimin e dukurive të ndryshme të të miturve dhe rasteve të cilat lidhen me dhunën. Kemi dhuna të ndryshme tek nxënësit dhe kjo do ndikonte normalisht në ulje të rastve të tilla në qoftë se do kishimi në numër më të madhe të kuadrit profesional nëpër shkolla”, theksoi Blerta Ahmedi, nga Këshilli për Parandalimin e Delekuencës.
Nga ana tjetër Sektori për Veprimtari Publike në Tetovë, e pranon se në këta dy shkolla nuk ka psikolog, por fajin ia hedhin Ministrisë së Arsimit dhe Financave që nuk pranojnë punësime edhe pse ligji ua mundëson. Ato thonë se në mungesë të psikologut punën e bënë sociologu apo pedagogu.
“Komuna e Tetovës, me mjetet vetanake që ka apo me buxhetin e vetë ka angazhuar persona të tillë por nuk janë të punësuar në kaudër të shkollave por vetëm por tiu dalur në ndihmë shkollave. Normalisht në çdo shkollë jo që mungon i gjithe kuadri profesional. Në mungesë të psikologut rastin e trajton sociologu, në mungesë te sociologut në ndonjë shkollë kemi psikolog. Aspak nuk themi se është e drejtë por ne duhet në një farë formë të gjindemi.
Sipas SPB Tetovës, rastet e paraqitura për dhunë dhe probleme tjera nëpër në shkollat e Tetovës janë prezente. Ata apelojnë deri tek të punësuarit të mos i fshehin rastet dhe të jenë më bashkëpunues me SPB Tetovë me qëllim që të parandalojnë dukuritë negative tek të rinjët.
BURIMI: zhurnal.mk