Disa shenja shumë të qarta që tregojnë se lidhja jote nuk do të zgjasë

min lexim

Kur bëhet fjalë për një lidhje, ka disa shenja të qarta dhe të painjorueshme që njihen si “flamuj të kuq” dhe tregojnë se lidhja jote nuk do të zgjasë.

1. Ndryshon shumë nga stili i jetesës për personin tjetër

Nëse ndryshon miqtë, rutinën, stilin tënd të jetës, atëherë po humbet identitetin tënd.

2. Ndien frikë të vazhdueshme se mos tradhtohesh

Nëse ai/ajo nuk të jep siguri, atëherë lidhja jote nuk është e qëndrueshme.

3. Bën kompromise të shumta

Nëse ai/ajo justifikon sjellje të papranueshme (ofendime, goditje, etj) dhe thotë se thjesht ishte me nerva, besojmë se përgjigja është e qartë: Kemi të bëjmë me një person të dhunshëm, i cili nuk kontrollon dot inatin.

4. Fjalët e tua injorohen

Nëse partneri/ja të ndërpret kur ti flet, bën mimika pas fjalisë tënde dhe raste të ngjashme, diskutoje dhe rregulloje problemin, ose jepi fund marrëdhënies, pasi nuk do të ndihesh kurrë i/e dëgjuar dhe i/e vlerësuar.

5. Ndihesh sikur çdo sherr do të përfundojë në ndarje

Zënkat janë mëse normale, madje edhe tregues të një lidhjeje të shëndetshme, por në momentin që ai/ajo zhduket, apo nuk keni më kominikim me ditë me radhë, atëherë lidhja me shumë gjasa nuk do të zgjasë.

6. Ai/ajo nuk ka besim tek ëndrrat e tua

Nëse nuk të mbështet kurrë, apo thjesht të thotë ta harrosh sepse nuk do të realizohet, thjesht nuk është personi i duhur.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sulmuesi i Kosovës shënon dy gola në Slloveni

Story i radhës

Gjyshi i gazetares në Ukrainë, që i mbijetoi luftës

Të fundit nga