Nëse u janë vonuar menstruacionet dhe nuk po ndiheni mirë në mëngjes, këto mund të jenë shenjat e para që ju jeni shtatzënë.
Por, ka edhe shumë shenja të tjera të cilat mund të tregojnë për një shtatzëni të mundshme, siç është ndalimi i çajit dhe kafesë.
Çdo shtatzëni është e ndryshme dhe jo të gjitha gratë përjetojnë simptoma të njëjta, por shenja më e besueshme është mungesa e menstruacioneve.
Disa shenja të tjera janë humbja e interest për ushqim dhe pije, pastaj është gjakderdhja, ajo më e zbehtë se menstruacionet e rregullta, shkruan The Sun.
Simptoma zakonisht qëndrojnë vetëm në tremujorin e pare, pra në 12 javët e para të shtatzënisë.
Gjatë fillimit të shtatzënisë trupi përjeton një ndryshim drastik në hormone dhe kjo ndikon që të ketë luhatje të madhe emocionale.
Ju mund të ndiheni nervoz, të shqetësuar ose thjesht të dëshpëruar, derisa trupi të përshtatet me gjendjen e re.