disa prej uebsajteve me te klikuara ne bote grumbullojne informacione perpara se ti dergoni ato 627fdbe822237

Disa prej uebsajteve më të klikuara në botë grumbullojnë informacione përpara se ti dërgoni ato

May 14, 2022
1 minut lexim

Kur regjistroheni në një buletin, bëni një rezervim apo blerje online, me shumë gjasa mendoni se asnjë informacion i juaj nuk është dërguar deri më momentin që të shtypni një buton që aprovon veprimin.

Një hulumtim i fundit zbulon se kjo nuk është aspak e vërtetë. Shumë uebsajte fillojnë të grumbullojnë informacione rreth juve në momentin që filloni të shkruani në një formë dixhitale pa e dërguar ende.

Hulumtuesit e KU Leuven, Universitetit Radbound dhe Universitetit të Lozanës analizuar 100 mijë uebsajte popullore për të parë skenarët e shfrytëzimit të vizitorëve.

Hulumtimi gjeti se 1,844 uebsajte merrnin adresën e e-mail-it të përdoruesit pa dijeninë e tij në Evropë.

U zbulua gjithashtu se 52 uebsajte ku palë të treta përfshirë gjigantin Rus të teknologjisë Yandex grumbullonin informacione rreth fjalëkalimit përpara përfundimit të regjistrimit në një formë online.

Gjetjet hulumtuesit do ti prezantojnë në konferencën e sigurisë Usenix në Gusht. Gjatë plotësimit të një forme hulumtuesit vunë re se në momentin që përdoruesit plotësonte fushën e parë dhe kalonte tek e dyta, sajti grumbullonte informacionin e vendosur në fushën e parë dhe kështu me radhë.

Ata zhvilluan një shtojcë për Firefox quajtur LeakInspector për të identifikuar rastet e grumbullimit të informacionit nga këto sajte gjatë plotësimit të formave dixhitale. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

fabrika nuk kalon pa kaluar eskavatoret mbi trupat tone 627fdbe399497
Story i mëparshëm

Fabrika nuk kalon, pa kaluar eskavatorët mbi trupat tonë!

nuk ka zgjidhje per kontestin shkup sofje qeveria bullgare me 22 maj nuk do te vije ne shkup 627fdcd427284
Story i radhës

Nuk ka zgjidhje për kontestin Shkup-Sofje, qeveria bullgare më 22 maj nuk do të vijë në Shkup

Të fundit nga

Përfundon gara e 26 shteteve

Ka përfunduar zyrtarisht konkurrimi në natën finale të ‘Eurovision 2025’. Plot 26 shtete u ngjitën në skenë të përfaqësuar nga këngëtarët e tyre. Kurse, me Shqipërinë që përmbylli me sukses paraqitjen në këtxë

Fshati Poslishtë josh shumë vizitorë

Investimet në disa fshatra të komunës së Prizrenit duket se kanë shtuar interesimin për turizmin rural. Në Poslishtë, Komuna investoi mbi 120 mijë euro në infrastrukturë dhe parkun e fshatit rreth Gurrës.
ShkoLartë