Disa pjesë të Shkupit me reduktime në furnizimin me energji elektrike dhe ujë

1 minut lexim

Pa energji elektrike sot nga ora 8:30 deri 13:00 do të mbetesin një pjesë e konsumatorëve    në rrugët “Sllavejko Arsov” dhe “Rilski Kongres” në Komunën Qendër.

Nga ora 9:00 deri në orën 15:00 pa rrymë do të mbeten konsumatorët e Orizares së Epërme dhe gurores “Granit” në komunën Çuçer Sandevë.

Siç njofton QRMK-Shkup, ndërprerjet  janë për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Shkup.

Për shkak të defektit prej f-100 milimetra në rrugën “11 Oktomvri” pa numër, pranë restorant “La Teraca”, nga ora 08:30, ndërprerje në furnizimin me ujë  do të kenë konsumatorët në drejtim nga restoranti “Pelister” deri te porta triumfale dhe një pjesë e QTQ-së.

NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Shkup njofton se konsumatorët  do të jenë pa ujë deri në përfundim të intervenimit.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

“Tentim atentati” ndaj Kurtit, ja si e komenton Berisha

Story i radhës

U kap me armë dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë 30 vjeçari në Tiranë

Të fundit nga