Një pjesë e listës opozitare “Serbia kundër dhunës” vizituan Kosovën në fillim të kësaj jave.
Ndonëse ai udhëtim, siç u tha, nuk ishte planifikuar si vizitë zyrtare e kësaj liste koalicioni, nuk mund të anashkalohet fakti që u zhvillua gjatë fushatës zgjedhore dhe se dërgoi një mesazh të caktuar.
Ata kanë hyrë pa problem në Kosovë, ndër të tjera u kanë thënë qytetarëve serbë të Kosovës se duhet ta dinë se më 17 dhjetor edhe ata do të zgjedhin qeverinë që do të vendosë për të ardhmen e Serbisë.
“Kosova ka nevojë për normalizimin e jetës, në Kosovë është e nevojshme të krijohen kushte për një jetë të sigurt për të gjithë qytetarët, por çdo marrëveshje që nënkupton shkelje të Kushtetutës së Serbisë, që nënkupton çdo lloj njohjeje të Kosovës apo ulëse në OKB-ja është e papranueshme për listën “Serbia kundër dhunës” dhe ne nuk do ta pranojmë këtë, por do të vazhdojmë të flasim, do të vazhdojmë të luftojmë dhe përmes institucioneve në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar do të krijojmë kushte për jetë normale të Serbëve në territorin e Kosovës”, tha Miroslav Aleksiq.
Ai ka deklaruar se ky koalicion kundërshton miratimin e planit franko-gjerman për Kosovën.