Disa mënyra për të shmangur ajrin e thatë në shtëpi gjatë dimrit

February 24, 2022
min lexim

Me ardhjen e dimrit, ajri në shtëpi thahet më shumë për shkak të përdorimit të pakufizuar të kondicionerëve apo ngrohësve të ndryshëm.

Mbajtja e një niveli normal të lagështisë në shtëpi është shumë e rëndësishme. Mungesa e lagështisë në shtëpi shkakton kruarje të fytit, syve, rrjedhje të hundëve, ashpërsim të lëkurës dhe çarje të buzëve.

Pajisjet e ndryshme që rrisin nivelet e lagështisë janë të shtrenjta dhe bazohen kryesisht në përmasat e apartamentit. Por për fat të mirë nivelin e lagështisë në shtëpinë tuaj mund ta rrisni në mënyrë natyrale pa pasur nevojë të shpenzoni shumë.

Nëse përballeni vazhdimisht me rrjedhje të hundëve, tharje të fytit, bllokim të rrugëve të frymëmarrjes e kruarje të lëkurës atëherë duhet të merrni masa.

Më poshtë ua sjellim disa mënyra se si të rrisni nivelin e lagështisë në mënyrë natyrale:

Thajini rrobat e lara në dhomë

Gjatë tharjes, lagështia e rrobave avullon ngadalë në dhomë. Nëse i mbani ato në dhomë gjatë natës, lagështia do të jetë e mjaftueshme ndërkohë që ju jeni në gjumë.

Bimët

Sipas të dhënave, bimët e mbajnë ajrin të lagësht. Mjafton t’i ujisni ato dhe t’i spërkasni gjethet me ujë disa herë në ditë, shkruan AgroWeb. Avulli që bimët lëshojnë gjatë ditës do të rrisë lagështinë në ajrin e shtëpisë.

Enë me ujë pranë një burimi nxehtësie

Një nga mënyrat më të mira për të garantuar lagështinë në ajër është të vendosni një enë me ujë pranë burimit të preferuar të nxehtësisë siç mund të jetë kaloriferi ose ngrohësit. Nxehtësia do të rrisë nivelin e avullimit dhe ajri në dhomë do të jetë më e lagësht.

Gatimi

Përdorimi i sobës dhe gatimi në të çliron lagështi në ajër jo vetëm në kuzhinë por edhe në të gjithë shtëpinë.

Sfungjerët

Zhyteni një sfungjer në ujë dhe vendoseni në një enë të hapur. Enën mbajeni në qendër të dhomës dhe do të kuptoni se si do të përmirësohet ajri vetëm falë sfungjerit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Reagim prekës i Klitschkos: Është përzier me lotët…

Story i radhës

Momenti kur babai i jep lamtumirën vajzës së tij të vogël dhe niset për në luftë

Të fundit nga

Mickoski: Na duhet administratë e depolitizuar!

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron reforma në administratën publike, sipas tij ,vendit i nevojitet një administratë publike që do të jetë shembull efikasiteti, ku përveçse shërbimeve për qytetarët, do të jetë edhe partner në
ShkoLartë