Disa mënyra për të larguar pushin nga rrobat e leshta

February 16, 2022
1 minut lexim

Grumbullimi dhe shpërndarja e pushit nëpër rroba, sidomos ato të leshta, është një bezdi më vete.

Përpara se të merrni vendimin drastik për të mos e veshur më rrobën tuaj të preferuar, mësoni disa nga mënyrat më praktike të eliminimit të pushit nga veshjet.

Si të hiqni pushin nga rrobat e leshta?

Mënyra e parë dhe më e thjeshtë është përdorimi i një ruloni me ngjitës, të cilin mund ta gjeni në shumë markete dhe dyqane. Përdoreni ngjitësin në lëvizje nga lart poshtë në të gjithë gjatësinë dhe gjerësinë e rrobës.

Letrën ngjitëse mund ta ndani në shiritë e t’i përdorni secilin në një hapësirë të caktuar ku rroba ka zënë push. Një mënyrë tjetër është që të përdorni briskun e papërdorur të rrojës dhe me shumë kujdes ta kaloni nëpër të gjithë sipërfaqen e rrobës që ka zënë push. Ekspertët thonë se sfungjeri është gjithashtu një mënyrë e mirë për të pastruar rrobat nga pushi. Lageni atë, shtrydheni dhe më pas fërkoni rrobat në lëvizje nga lart poshtë.

Dorashkat për larjen e enëve të cilat janë prej llastiku janë një mënyrë e thjeshtë dhe praktike për eliminimin e pushit. Fërkojeni rrobën tuaj lehtë me këtë dorashkë dhe pushi e qimet do të ngjiten pas saj. Dorashka të tilla mund të përdoren edhe për pastrimin e tapicerive nga pushi dhe qimet e flokëve.

Getet dhe çorapet e najlonit janë një alternativë tjetër që mund ta provoni. Vendosni një çorape në dorë dhe fërkojeni rrobën lehtë në të gjithë gjatësinë dhe gjerësinë e saj. Hapi i radhës pas të gjitha këtyre alternativave është që t’i lani rrobat në lavatriçe por të mos përdorni larës. Pas heqjes nga lavatriçja, shkundini rrobat lehtë dhe vendosini të thahen.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sekretari amerikan i Mbrojtjes bisedime me NATO-n rreth krizës Ukrainë-Rusi

Story i radhës

KA Prishtina: Ditën e diel do të ecim nëpër pejsazhin dimëror të Lëpushës

Të fundit nga

ShkoLartë