Disa markete nuk po respektojnë shitjen pa TVSh – inspektorët dalin në “gjah”!

March 18, 2022
min lexim

Disa markete nuk po respektojnë vendimin për shitjen e produkteve bazë pa TVSH. Në këtë llogari fiskale të një martketi në Shkup, shihet se produkti i vajit është shitur me TVSH. Ankesa të tilla kanë qenë të shumta nga qytetarët në rrjete sociale.

Ekipi i TV21 sot ishte në terren me isnpektorët e Inspektoratit e të Ardhurave Publike të cilët inspektuan në një market, por aty ky vendimi respektohej.
Sipas inspektorëve kjo është dita e dytë e inspektimit dhe është herët për informacione se si po ecë inspektimi. Ata janë në terren vazhdimisht dhe apelojnë që rastet e tilla të paraqiten në mënyrë që të veprojnë më shpejt.

“E nevojshme është që të gjitha elementet ti hedhin nga grupi B ne grupin G, prandaj drejtoria e të ardhurave publike apelon deri tek qytetarët të cilët në llogarinë fiskale të tyre shohin parregullsi të tillë të lajmërojnë ne DAP apo në Inspektoratin e tregut. Nga dje filluam të kryejmë kontrolle të tilla, nuk mund t’ju them informacione të sakta sepse sot filluam të jemi më prezent në teren dhe besoj se nëse përcaktohen parregullsi do të informoheni në kohë”, deklaron Daniella Çiçakovska, inspektore e DAP-it.

Nga Inspektorati theksuan se shuma e gjobës do të jetë varësisht nga madhësia e objektit, numrit të punësuarve, të ardhurave mesatare si dhe sjelljes paraprake të objektit.
Njësoj apeloi edhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Трајно го нормализира крвниот притисок на 120/80 за два дена токму затоа што..
“Dua t’i bëj thirrje qytetarëve që të blejnë me llogari fiskale sepse aty mund të shohin se nëse tregtarët apo marketet zbatojnë masat nëse nuk e zbatojnë t’i lajmërojnë në Drejtorinë e të Ardhurave Publike ose Inspektoratin e tregut sepse në çdo llogari fiskale përcaktohet niveli i TVSH-së”, tha Bekteshi.

Dje u dënua marketi Kam për shkak kushtëzimit për blerje pasi vaji u hoq nga raftet edhe pse ka pasur në depo, ndërsa e kanë dhënë vetëm nëse blerësit bëjnë faturë 800 denarë. Marketi në fjalë ka reaguar dhe përmes një kumtese thonë se në kohë krize ky ka qenë një aksion me qëllime të mira për konsumatorët e tyre.
Ndryshe, vendimi i heqjes së TVSH për produktet bazë hyri në fuqi dje dhe i njëjti do të vlej vazhdon deri më 31 maj, por nuk përjashtohet mundësia të vazhdohet nëse vazhdon kriza ekonomike në vend.

YouTube video

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ja cila është skuadra më e mirë italiane në Europë në 4 vitet e fundit

Story i radhës

A i ka plotësuar Alimi kushtet e parashikuara për amnisti? Përgjigjet kabineti i Pendarovskit

Të fundit nga

Tesla dëshiron të dyfishojë prodhimin në Gjermani

Nga fabrika e prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla në Grünheide të Gjermanisë, jo shumë larg Berlinit, thanë se janë optimistë për të ardhmen pavarësisht rënies së tregut gjerman. Drejtori i fabrikës
ShkoLartë