Disa kompani Evropiane të ruajtjes dhe transportit të naftës goditen nga sulme kibernetike

1 minut lexim

Disa kompani të transportit dhe ruajtjes së karburanteve në Evropë u goditën nga sulme kibernetike.

Sistemet IT të Oiltanking në Gjermani, SEA-Invest në Belgjikë dhe Evos në Holandë u bënë shënjestër e sulmeve.

Në total dhjetëra terminale ku ruhen karburantet dhe transportohen në mbarë botën janë prekur ndërsa kompania raportuan se sulmi ka ndodhur gjatë fundjavës.

Ekspertët hedhin poshtë mundësinë e një sulmi të koordinuar. Kompania Gjermane Oiltanking u detyrua të punonte në kapacitete të kufizuara dhe ishte duke hetuar incidentin.

Sipas disa raportimeve besohet se sulmi ndaj kësaj kompanie ka qenë me ransomware ku hakerët manipulojnë të dhënat duke i bërë të paaksesueshme derisa kushtet e tyre të përmbushen.

Sulmet vinë në një kohë kur tensionet mbeten të larta në Evropë Lindore, konkretisht Rusisë dhe Ukrainës. Këto tensione kanë shtuar shqetësimet për rritjen e çmimeve të energjisë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kianas dhe trajnerit Pupovci nuk u lejohet pjesëmarrja në ceremoninë hapëse të LOD Pekin 2022

Story i radhës

Paraburgim 30 ditë për dy personat në Aeroportin e Shkupit

Të fundit nga