Një sërë klubesh evropiane kanë shprehur interes për futbollistin e Olympique Lyonnais, Lucas Paqueta.
Arsenal, Tottenham dhe Newcastle United janë përmendur si klube të interesuara nga presidenti i Lyon, Jean-Michael Aulas.
“Ka propozime për të”, u tha Aulas gazetarëve kur u pyet për të ardhmen e 24-vjeçarit, duke shtuar se Lyon mund të humbasë lojtarin.
Braziliani nga viti 2018 është pjesë e kombëtares së këtij vendi, ku ka zhvilluar tridhjetë e tri ndeshje dhe ka realizuar shtatë gola..