Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka njoftuar se do të ketë reduktime të furnizimit në disa fshatra të Prizrenit.
Sipas njofitmit, për shkak të shpenzimit enorm të ujit të pijes në këtë periudhë, pikat më të larta të konsumatorëve nuk arrijnë të kenë furnizim me ujë.
“Me qëllim të sigurimit të ujit edhe për pikat e larta jemi të detyruar të aplikojmë reduktime të furnizimit për këto fshatra të Komunës së Prizrenit; Piran, Retijë, Retijë e Ulët dhe Qëndres.
Uji do të reduktohet ç’do mbrëmje nga ora 23:00 deri në ora 6:00 të mëngjesit. Kjo gjendje do të vazhdoi deri në përmirësim të situatës me furnizim”, thuhet në njoftim.