Disa fshatra të Podujevës kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të prishjes së një kablloje nëntokësore.
Dalja që furnizon me rrymë fshatrat Llapashticë, Sibovc, Sekiraqë, Konushevc e disa të tjera përreth është jashtë funksionit.
Kështu ka njoftuar zëdhënësi në Kompaninë për Distribuimin e Energjisë në Kosovë (KEDS), Lulzim Krasniqi.
Ai potencoi se ekipet e KEDS-it ndodhen në vend dhe janë duke punuar në rregullimin e kësaj kablloje nëntokësore.
“Për shkak të prishjes së një kablloje nëntokësore në rajonin e Podujevës, Dalja që furnizon fshatrat Llapashticë, Sibovc, Sekiraqë, Konushevc etj., është jashtë funksionit, duke lënë një numër të caktuar të konsumatorëve pa furnizim me energji elektrike. Ekipet e KEDS-it ndodhen në vend dhe janë duke punuar në mënyrë intensive për rivënien në funksion të kësaj daljeje. Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e afektuar, dhe besojmë se brenda një afati optimal do t’u rikthehet furnizimi me energji elektrike”, njoftoi Krasniqi për Kp
Ndërkohë, qytetarët kanë njoftuar KosovaPress-in se janë pa energji elektrike që nga nata e mbrëmshme, derisa kanë marrë paralajmërime, që prishja nuk do të mund të rregullohet deri në mbrëmje.
Burimi: botasot.info