Disa fakte tejet interesante për finalen e sotme mes Realit e Liverpoolit

min lexim

Dy nga skuadrat më të suksesshme në historinë e garave evropiane, Liverpooli dhe Real Madridi, takohen sot në finale për herë të tretë, ku “Stade de France” do të jetë nikoqir i finales së këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.

Triumfi më i fundit i Realit, dhe triumfi i tretë radhazi në Ligën e Kampionëve, erdhi në Kiev në vitin 2018 pikërisht kundër Liverpoolit, ndërsa ky i fundit e kishte mposhtur gjigantin spanjoll në Paris në vitin 1981 për të fituar kupën e tyre të tretë evropiane.

Në garën për të arritur në finalen e këtij sezoni, Reali kishte një rrugëtim më të vështirë ku eliminoi dy rivalët e Liverpoolit në Premier Ligë, Chelsean dhe Manchester Cityn, ndërsa skuadra e Jurgen Klopp eliminoi Benfican dhe Villarrealin.

Ndërsa Liverpooli synon të fitojë kupën e tij të shtatë evropiane dhe të regjistrojë një triumf të tretë të UEFA Ligës së Kampionëve, Madridi e ka fituar trofeun plot 13 herë, duke përfshirë shtatë herë në epokën e UEFA Liga e Kampionëve – të dyja rekorde të kësaj gare.

Reali nuk ka humbur kurrë një finale të UEFA Ligës së Kampionëve, ku kjo është paraqitja e tyre e tetë në finale, një rekord i ri, duke tejkaluar shtatë të Milanit dhe Juventusit.

Po ashtu, kjo është hera e parë që të njëjtat klube takohen në tre finale të kësaj gare: Reali dhe Reims (1956, 1959), AC Milan dhe Ajax (1969, 1995), Ajax dhe Juventus (1973, 1996), Milan dhe Benfica (1963, 1990), Liverpool dhe Milan (2005, 2007), Barcelona dhe Manchester United (2009, 2011), Real dhe Atlético (2014, 2016) dhe Real dhe Juventus (1998, 2017) kanë luajtur të gjithë me njëri-tjetrin nga dy herë.

Kjo është finalja e pestë e UEFA Ligës së Kampionëve mes klubeve nga Anglia dhe Spanja, dyshja më e shpeshtë e finaleve, një më shumë se italianët kundër spanjollëve.

Ndërkaq, më poshtë mund të gjeni profilin e dy skuadrave nëpër finale të Ligës së Kampionëve.

Liverpool

• Liverpooli ka fituar gjashtë nga nëntë finalet e tyre të mëparshme të kësaj gare:

1976/77: Liverpool 3-1 Borussia Mönchengladbach

1977/78: Liverpool 1-0 Club Brugge

1980/81: Liverpool 1-0 Real Madrid

1983/84: Liverpool 1-1 Roma (aet; 4-2 on penalties)

1984/85: Juventus 1-0 Liverpool

2004/05: Liverpool 3-3 AC Milan (aet; 3-2 on penalties)

2006/07: AC Milan 2-1 Liverpool

2017/18: Real Madrid 3-1 Liverpool

2018/19: Liverpool 2-0 Tottenham

Real Madrid

• Reali kanë fituar një rekord 13 Kupa Evropiane dhe kanë triumfuar në shtatë finalet e fundit, të gjitha në UEFA Liga e Kampionëve. Në përgjithësi rekordi i tyre përfundimtar është 13 fitore dhe 3 humbje.

1955/56: Real Madrid 4-3 Reims

1956/57: Real Madrid 2-0 Fiorentina

1957/58: Real Madrid 3-2 AC Milan (aet)

1958/59: Real Madrid 2-0 Reims

1959/60: Real Madrid 7-3 Eintracht Frankfurt

1961/62: Benfica 5-3 Real Madrid

1963/64: Inter 3-1 Real Madrid

1965/66: Real Madrid 2-1 Partizan

1980/81: Liverpool 1-0 Real Madrid

1997/98: Real Madrid 1-0 Juventus

1999/00: Real Madrid 3-0 Valencia

2001/02: Real Madrid 2-1 Bayer Leverkusen

2013/14: Real Madrid 4-1 Atlético de Madrid (aet)

2015/16: Real Madrid 1-1 Atlético de Madrid (aet; 5-3 on penalties)

2016/17: Real Madrid 4-1 Juventus

2017/18: Real Madrid 3-1 Liverpool

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sa më i lumtur aq më i shëndetshëm?

Story i radhës

“Pusho në paqe President”- Vjen reagimi i parë nga qeveria për ndarjen nga jeta të Bujar Nishanit

Të fundit nga