Disa arsye pse vazhdoni të ëndërroni për ish-in tuaj

March 1, 2022
min lexim

Nëse pas një ëndrre që keni parë për ish-in tuaj, jeni zgjuar duke pyetur veten “për çfarë ishte kjo?”, kemi një shpjegim për ju.

Lajmi i mirë është se një ëndërr intensive për një person për të cilin u interesuat muaj apo edhe dekada më parë nuk do të thotë që jeni duke e dashuruar fshehurazi atë.

Deirdre Barrett, një studiuese e ëndrrave në Universitetin e Harvardit dhe autore e librit ” Pandemic Dreams” dhe ” The Committee of Sleep “, e cila ka një doktoraturë në psikologjinë klinike, tha se një sërë faktorësh mund të ndezin një ëndërr për një ish-partner.

Në vend që t’i shikonte ëndrrat për ish-et si një shenjë se jeni ende të varur pas tyre ose si një sinjal për t’i parë ato në mediat sociale, Barrett tha që t’i mendonin ato si një shans për të shqyrtuar emocionet tuaja aktuale dhe se si po përballeni me ato.

“Jeta është një ‘kapërcim’ i vazhdueshëm. Këto gjëra nuk zhduken kurrë plotësisht.”, tha Barrett.

Keni ndjenja të pazgjidhura ndaj ish-it tuaj.

Para se të shqetësoheni shumë për këtë, mbani mend se këto ndjenja nuk duhet të jenë domosdoshmërisht romantike.

Sipas ekspertit të marrëdhënieve Terri Orbuch, i cili foli për Women’s Health, të ëndërrosh për një ish mund të nënkuptojë se ju ende nuk jeni të qartë se si ka përfunduar marrëdhënia juaj dhe përpiqeni të gjeni një arsye duke e menduar shumë herë situatën mes jush.

Nuk ka të bëjë me ish-in tuaj, ka të bëjë me ju.

Sipas Psychics Universe, ekziston mundësia që një ish në ëndërr të përfaqësojë një pjesë tuajën.

Ndoshta kjo do të thotë që keni hequr dorë shumë nga vetja dhe nga ajo që donit në marrëdhënien tuaj. Ose ndoshta do të thotë që po e neglizhoni veten në një farë mënyre. Sido që të jetë, nuk mund të jetë e dëmshme të analizoni sjelljen tuaj gjatë kohës që ishit me ish-in tuaj dhe të kuptoni nëse keni nevojë të bëni ndonjë ndryshim të madh në jetën tuaj.

Ish-i në ëndrrën tuaj jeni ju, duke u ndarë me veten.

Exemplore thotë se ëndrrat për ish-in mund të simbolizojnë edhe shtypjen e një pjese të vetes tuaj. Këto ëndrra mund të jenë një mesazh për t’u lidhur sërish me veten ose për të forcuar marrëdhënien me veten.

Ju mungojnë pjesëza nga jeta juaj që keni kaluar me ta.

Sipas Dreammoods Dream Dictionary, të shohësh ish-in tënd në ëndërr mund të nënkuptojë se ka diçka në jetën tënde të vjetër me atë person që të mungon – dhe e dëshiron atë që të kthehet. Megjithatë, ajo pjesë që mungon nuk është domosdoshmërisht personi; mund të jetë vendi ku keni jetuar, diçka që keni bërë së bashku, ose një vend që keni vizituar shpesh gjatë asaj periudhe të jetës tuaj.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Barcelona po i afrohet marrëveshjes me Kessie

Story i radhës

A do t’i bashkohet pushtimit Bjellorusia? Flet Lukashenko

Të fundit nga

LSDM zgjodhi kryesinë e re

Ish-ministrja e mjedisit jetësor Kaja Shukova, profesoresha e Fakultetit Juridik në Shkup Ana Çupeska, Metodija Ilievski-anëtar i Këshillit të Komunës së Manastirit dhe Kristina Kostova-anëtare e Bordit Qendror të LSDM-së, janë nënkryetarët
ShkoLartë