Diplomatët e BE-së mblidhen të hënën, Kallas i informon për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi

April 12, 2025
1 minut lexim

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, të hënën do t’i informojë ministrat e Jashtëm të BE-së, për zhvillimet më të fundit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë takim, Kallas dhe ministrat do diskutojnë edhe mbi marrëdhëniet e BE-së me partnerët e Ballkanit Perëndimor, e ku në fokus do të jenë mënyrat për të forcuar më tej bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes përballë sfidave politike, si dhe për të nxitur stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

Përveç kësaj, ashtu edhe siç bëhet e ditur në njoftim, ministrave, Kallas do tu flasë edhe për vizitën e saj të fundit në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Në njoftim shtohet se diskutimi që do të pasojë pritet të fokusohet në aspekte të ndryshme të marrëdhënieve, veçanërisht stabilitetin dhe sigurinë rajonale, zhvillimet në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi, si dhe bashkëpunimin me aktorët kyç në rajon.

Ndryshe, ky takim i Këshillit të Punëve të Jashtme do të nisë në orën 08:00, dhe do të zhvillohet në Luksemburg. I njëjti do të kryesohet nga vetë përfaqësuesja e Lartë e BE-së,  Kallas. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Darko Kostovski kandidat për të parin e Shkupit!? Njeriu që e ktheu Butelin në model suksesi, gati ta bëjë kryeqytetin një metropol europian

Story i radhës

Reijnders barazon rekordin e Van Basten pas golit të shënuar ndaj Udineses

Të fundit nga

Sërish lëkundje tërmeti në kryeqytet

Janë ndjerë sërish lëkundje sizmike në kryeqytet. Sipas raportimeve paraprake, magnituda ka qenë 3.4 ndërkohë që thellësia e epiqendrës është 5 km. Epiqendra e lëkundjeve sizmike raportohet të jetë në Nikël. Ndërkohë
sqmken
ShkoLartë