Diplomat false nga Shqipëria, gazetarja e njohur shpjegon detajet nga skandali

September 20, 2024
min lexim

Gazetarja Alba Kepi, e ftuar në emisionin ka folur për skandalin që ka shpërthyer në Itali me diplomat fallco nga nj universitet shqiptar. Kepi tha se 9 persona u lanë në arrest me burg, për shkak të rrezikshmërisë së kësaj çështje. Ajo shtoi se diplomat përdoreshin në sistemin arsimor dhe shëndetësor italian.

“Skandali ka nisur pas një denoncimi që ka bërë një italian i cili ka verifikuar se diploma që ka lëshuar ky vend, ishin vula fallco. E kishin verifikuar kur kishin bërë kërkesë për ta njohur këtë diplomë. Ka ardhur përgjigje negative dhe ka bërë denoncimin.

Operaiconi titullohet “Zero Titoli” dhe kemi 40 persona të rregjistruar si persona nën hetim dhe nëntë persona të arrestuar. Ndër ta janë edhe dy pronarë të universitetit Wisdom, akredituar në Shqipëri në vitin 2021. Xhiro e kësaj afere shkon në mbi 10 milionë euro. Si ka mundësi që vihen 9 persona në arrest me burg, kur nuk kemi të bëjmë me pjesëmarrje në aktivitet mafioz?

Por ishte specifikuar spese rrezikshmëria ishte alarmuese.Citohen prokurorët, që e quante alarmuese dhe të detyrueshme vënien nën arrest me burg, sepse ishin mashtuar me diploma fallco por përdoreshin për sistemin publik Italian, në arsim dhe shëndetësi. Për të vazhduar, atë që tha Bushati, kemi kaluar në nivel korrupsioni mjaft të zhvilluar, nga një diplomë e Umberto Bossi, te diploma fallco për sistemin publik Italian në arsim dhe shëndetësi.

Nga korrupsioni, duke korruptuar një drejtor policie me sallam derri, te korrupsioni i drejtoreshës së agjencisë së sigurisë së arsimit të lartë, me cantë Louis Vuitton, cantë e doreëzuar personalisht drejtoreshës. Këtë e thonë përgjimet me numër telefoni dhe opërgjimet ambientale. Një tjetër element, kishin kaluar përtej marrjes së akreditimit, por kishin nisur, kërkesat për të kryer marrëveshje me një universitet në Itali për të bërë njohje të dyfishtë.

Madje kanë falsifikuar edhe firmën e rektorit aktual, të Wisdom. Personat që ishin në universitetin Italian nuk ishin bindur. Pra kishin menduar të rrisnin nivelin korruptiv edhe më lartë. Një element tjetër, këta dy persona, pronarë, kanë edhe dy kompani të tjera.Ka edhe një element tjetër, të gjithë ortakët bien në kurthin e një sherri mes tyre, saqë mendoj se edhe shkarkimet që ka bërë Rama e ka bërë nga sinjalizimet që ka patur. Kur ortakët kanë një grindje mes tyre, një prej tyre bën denoncim në ambasadën italiane në Tiarnë, dhe thonë kujdes se po shpërndahen diploma fallco. Aktivizohet ky sistem hetimor që shtrihet edhe më gjerë”, tha Kepi.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rusta: Jam lodhur duke u konsideruar “arbitre seksi”

Story i radhës

Lukarevska: LSDM mbështet idenë për shfuqizimin e Balancuesit

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë