Kosova ka emra të spikatur të estradës, por një emër që po vjen dhe po mahnit rininë, është edhe prishtinasi Dior Jorganxhi.
Djaloshi ka publikuar edhe këngën e parë “S’ie will”, e cila është jashtëzakonisht e pëlqyeshme tek gjeneratat e reja.
Synimet e 24-vjeçarit, janë që me punë dhe angazhim të arrijë në maje të estradës.
Dior Jorganxhi
Jorganxhi është i përkushtuar shumë në punë dhe tani mendon edhe për këngën e radhës.
Ai tha se ka një vjet që po punon pandërprerë dhe projekti po i shkon për mrekulli.