Dinamovitët gati për Drenas! Tifozët: Së bashku për çdo fitore  

1 minut lexim

Dinamo e Ferizajt apo Prishtina e Re në finale të barazhit për të hyrë në elitën e futbollit të Kosovës.

Dinamo dhe Prishtina e Re kanë përfunduar në vend të dytë të Grupi A përkatësisht të Grupit B.

Skuadra që kërkojnë historinë.

Përballja luhet nesër në orën 15.00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Tifozët e Dinamos me mesazh të qartë: “Jemi gati për Drenas, bashkangjitu edhe ti!

Të dashur tifozë, ndërsa momenti i ndeshjes së barazhit së shumëpritur po afrohet, ju ftojmë të gjithëve të bashkoheni me anëtarët tanë dhe të krijojmë një atmosferë elektrizuese në stadium, ku çdo britmë dhe çdo duartrokitje të jetë një mbështetje e fortë për djelmoshat tonë, duke treguar edhe një herë se jemi një familje e madhe dhe e pandarë që lufton së bashku për çdo fitore. 

Mos harroni, nesër në ora 12:30 bëhet nisja te Salla e Sporteve “Bill Clinton”, në Ferizaj, prej aty nisemi drejt Drenasit”.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

​Përhapja e lajmeve të rreme rrezikon audiencën

Story i radhës

U “zhduk” nga rrjetet sociale, Arta Nitaj në pritje të ëmbël! Ja skandali ku u përfshi modelja dhe akuzat se bënte seks për 5 mijë euro

Të fundit nga