​Dinamo Zagrebi me mungesa të mëdha në ndeshjen ndaj Ballkanit

Ballkani do të luajë nesër ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, ku e pret në shtëpi gjigantin kroat, Dinamo Zagreb.

Ballkani luan në “Fadil Vokrri” me Dinamo Zagrebin, me ndeshjen që do të fillojë nga ora 18:45.

Kampioni kroat vjen në Prishtinë me probleme të shumta.

Dinamo humbi në derbin e së dielës kundër Hajduk Splitit, dhe veçse është pa moral, trajneri Sergej Jakirovic ka më shumë probleme në skuadrën e tij.

Stefan Ristovski dhe Dario Spikic nuk luajtën ndaj Hajdukut, kështu që Jakirovic nuk mund të llogaritë në ta as për ndeshjen e nesërme.

Lojtari më i mirë i Dinamos, Bruno Petkovic, pavarësisht se nuk morri tretmanin për lëndimin e tij, luajti ndaj Hajduk Splitit, por ishte në fushë vetëm për 41 minuta. Ai ka zgjatur muskulin e tij kështu që nuk do të luajë nesër në Prishtinë.

Po ashtu, “index.hr” bën të ditur se edhe Robert Ljubicic mund të mungojë, pasi që ka qenë i sëmurë dhe nuk është e sigurt nëse është i gatshëm të luajë.

Martin Baturina morri një goditje në gju kundër Hajdukut, por stafi mjekësor i Dinamos është i bindur se nuk do të ketë probleme me mesfushorin e ri. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Story i radhës

ВИДЕОЛОТАРИЈА КАСИНОС АВСТРИЈА ИМ ИСПЛАТИ НА ИГРАЧИТЕ ФАНТАСТИЧНИ 42 894 755 ДЕНАРИ ВО СЕПТЕМВРИ

Të fundit nga