Dinamo e Zagrebit demolon Astanën, më 5 tetor në Prishtinë

Dinamo e Zagrebit ka treguar lojë të mirë duke e demoluar me rezultat 5:1 Astanën e Kazakistanit, në takimin e parë të Grupit C të Conference League.

Dinamovitët nuk ka lejuan befasi në “Maksimir”.  

Golat i realizuan Petkoviç (43′ – nga penalltia e 53′ – nga penalltia), Bulat (58′), Marin (85’), Haliloviq (90+3′) dhe për Astanën shënoi Hovhannisyan (78’).

Dinamo kryeson me 3 pikë, pasojnë Plzeni 3, Ballkani 0 dhe Astana është në fund me 0 pikë.

Më 5 tetor Dinamo do të zbarkojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku do të takohet me Ballkanin e Therandës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ministri i Jashtëm turk adresohet në takimin ministror në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Story i radhës

Manjani: Emri i kandidatit të opozitës për kryeministër duhet të dalë sa më parë

Të fundit nga