5
Shkup, 3 prill – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski tha se për momentin prioritet është lidhja e marrëveshjes për tregti të lirë me SHBA-në.
Sipas tij, në këtë mënyrë Maqedonia nuk do të ketë asnjë doganë me SHBA-në. Ai foli edhe për faktin se është e nevojshme të harmonizohen të dhënat për deficitin tregtar që SHBA-ja dhe Maqedonia i kanë dorëzuar Organizatës Botërore të Tregtisë dhe të vlerësohet se për çfarë deficiti bëhet fjalë.
“Ne jemi të gatshëm, kemi biseduar me administratën e Donald Trump dhe jemi të gatshëm të lidhim marrëveshje për tregti të lirë me SHBA-në. Është masa e parë për tregtinë tonë me SHBA-në dhe ky është qëllimi ynë. Do të duhet t’i përmbahemi vendeve anëtare të BE-së”, tha Dimitrovski.
Ai shpjegoi gjithashtu se Maqedonia dhe SHBA kanë të dhëna të ndryshme për deficitin tregtar mes dy vendeve.
“Në bazë të të dhënave që ka dërguar Amerika dhe të dhënave që i kemi dorëzuar në Organizatën Botërore të Tregtisë janë të ndryshme. Ne kemi deficit tregtar sipas të dhënave tona dhe sipas tyre kanë. Çështja është që të ketë një konfrontim dhe të shohim se cilat të dhëna janë të sakta”, shtoi Dimitrovski.
BURIMI: zhurnal.mk