Dimitrov: Petkov dhe Kovaçevski së bashku do të kërkojnë që të bëhet kusht evropian përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së

February 21, 2022
1 minut lexim

Në një intervistë për “Euroaktiv”, kryeministri Petkov njoftoi se ai dhe kryeministri Kovaçevski do t’i dërgojnë një letër të përbashkët Brukselit duke kërkuar që përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë të bëhet kusht evropian dhe përmbushja e saj të garantohet nga Brukseli. Pra, ne vetë kërkojmë që kërkesa bullgare të bëhet evropiane”, tha Nikolla Dimitrov, ish-ministër i jashtëm.

Për më tepër, Petkov flet për njëfarë nevoje për mbrojtje ligjore për bullgarët etnikë në vendin tonë, diçka që tashmë është e garantuar me Kushtetutë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë pa dallim etnie.

Nëse kjo letër dërgohet, Qeveria praktikisht do të angazhohej për diçka që nuk është kompetente kushtetuese (amendamentin e Kushtetutës e bën Kuvendi me 80 deputetë) dhe së dyti – përsëri ne bëjmë një lëshim, pa pasur marrëveshje për çështjet që janë me rëndësi për problemin me Bullgarinë, që janë vendimtare për ne, siç është – gjuha e pastër maqedonase në kuadrin e negociatave.

Kjo ose çon në një marrëveshje të plotë fitore / humbje, ose në përkeqësim të ndonjë marrëveshjeje në të ardhmen, sepse me këtë taktikë është e qartë se vetëm çështjet që janë thelbësore për ne do të mbeten të pazgjidhura”, tha Dimitrov.

Dimitrov thotë se edhe Bullgaria në të njëjtën kohë duhet që në të njëjtën letër të obligohet të nënshkruaj se për gjuhën maqedonase nuk do të ketë sqarim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Takim Ademi- Jonson, ja detajet

Story i radhës

Ftohja mes Arjolës dhe Monikës, Iva Tiço zbulon çfarë i tha njëra nga ish-banoret e BB VIP

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë