dimitrov paga minimale nuk eshte liber deshirash 68fa9e1518367

Dimitrov: Paga minimale nuk është “libër dëshirash”!

October 23, 2025
min lexim

Shkup, 23 tetor – Mungesa e fuqisë punëtore dhe reformat strukturore të parealizuara janë problemi kryesor i biznesit, ndërsa politikanët merren me zgjedhje. Po mbyllen kompani, po pushohen punëtorë, dhe ka edhe firma që kanë vështirësi në pagesën e pagave. Këtë e thanë në emisionin Biznes 21 Nuhi Aliu, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Angel Dimitrov nga Organizata e Punëdhënësve dhe Mile Boshkov nga Konfederata e Biznesit të Maqedonisë.

“Më e keqja dhe më e rënda për ekonominë është kur nuk ke fuqi punëtore… nëse nuk ke fuqi punëtore, duhet të mbyllësh kompaninë”, tha Nuhi Aliu, Kryetar i OEMVP.

“Në vitin 2015 ishim 46.000, në këtë moment janë 21.000 punëtorë, që do të thotë se shumë shpejt në Maqedoni mund të ndodhë që industria e tekstilit të bjerë në 10.000 të punësuar”, shtoi Angel Dimitrov – OPM.

“Pjesa më e madhe e ekonomisë, 98 për qind, janë ndërmarrje të vogla dhe të mesme, mikro dhe të vogla. Periudha e arkëtimit është midis 250 dhe 400 ditë. Dhe për këtë arsye numri më i madh i pushimeve nga puna, mos-pagesa e pagave, e kështu me radhë”, u shpreh Mile Boshkov – Konfederata e Biznesit të Maqedonisë.

Edhe pse përballen me mungesë fuqie punëtore, ata thonë se është e vështirë të arrihet paga minimale prej 500 eurosh, siç kërkon sindikata, pa ndërhyrje nga Qeveria për kontributet. Thonë se as importi i fuqisë punëtore nga jashtë nuk është zgjidhje, sepse edhe punëtorët e huaj pas dy-tre muajsh largohen nga vendi në kërkim të pagave më të larta.

“Dëshirat janë në “libër dëshirash”, këtu bëhet fjalë për ekonomi – ekonomia nuk është dëshira. 500 euro është një shifër e trilluar që dikujt i ka shkuar në mend, nuk është shifër bazuar në matematikë”, u shpreh Angel Dimitrov – OPM.

“Kështu nuk bëhet, paga minimale nuk llogaritet sipas dëshirës së dikujt, shumë mirë e tha. Duhet që parametrat ekonomikë të jenë bazikë që të arrihet paga minimale, jo thjesht në mënyrë të përgjithshme”, tha Angel Dimitrov – OPM.

“Baloni i pagës minimale ndoshta edhe duhet të “plasë”, por nuk duhet të jetë një kategori që do t’i udhëheqë të gjitha negociatat e tjera sociale”, tha u shpreh Mile Boshkok.

Bizneset kërkojnë zbatimin e reformave strukturore të paralajmëruara, siç janë digjitalizimi, lufta kundër ekonomisë gri, kundër korrupsionit, dhe vendosjen e më shumë theksi te biznesi vendas, në vend të përfitimeve për investitorët e huaj.

Burimi: zhurnal.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

eurointegrimi i vendit kallas dritarja per zgjerim e hapur gjeresisht 68fa96f450ac3
Lajmi i mëparshëm

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

mexhiti ekologjia do ti takoje ld se nuk ka bisedime per rikonstruim te qeverise 68fa9eb280e95
Lajmi i radhës

Mexhiti : Ekologjia do t’i takojë LD-së, nuk ka bisedime për rikonstruim të qeverisë

Të fundit nga

Luana zbulon asetet, pak më shumë se që duhet

Luana Vjollca ka një trup perfekt. Moderatorja ka publikuar disa fotografi me bikini dhe duket më e nxehtë se kurrë. Duuke përshkruar dhe ndërruar pozat e saj, aksidentalisht Luana ka nxjerrur thithkat

Mbyllet protesta e 63 antiqeveritare

Është mbyllur protesta e 63-të antiqeveritare e zhvilluar në Tiranë, ku qytetarë nga kryeqyteti dhe zona të ndryshme të vendit u mblodhën për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë. Në përfundim të tubimit,
ShkoLartë