Dimitrov: Hyrja e ASH-së në Qeveri është për t’u ikur zgjedhjeve të parakohshme

1 shkurt – Ish ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov, në një emision debativ në Tv Sitel, u shpreh se hyrja e ASH-së në Qeveri nuk do të ndikojë fare sa i përket rrugës euroopiane sepse siç thotë, ASH mund të mbështetë shumicën edhe nga opozita, informon Zhurnal.

Dimitrov konsideron se Qeveria në pamundësi për të realizuar reforma të vërteta, përpiqet t’u ikë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare duke parë se numrat nga anketat janë shumë të dobëta.

“Mendoj se më tepër bëhet fjalë për riparim dhe mbulimin e një vrime e cila gjithnjë e më tepër vërehet dhe zgjerohet, e që anketat e tregojnë këtë, e për fat të keq zhgënjyen shpresat dhe vlerat e revolucionit laraman”, tha Dimitrov.

Ai thotë se kemi vështirësi me Bullgarinë dhe nuk po realizohen reformat në vend.

“Kjo nuk mund të jetë asgjë tjetër përpos sigurimit se nuk do të ketë edhe pak kohë zgjedhje, por ët shkohet në zgjedhje pranverën e ardhshme dhe të rritet shumica sepse anketat janë shumë të këqija, të blehet edhe pak kohë”, thotë Dimitrov./Zhurnal.mk

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Lëvizja Besa: Raporti i “Transparency International” nxjerr në shesh paaftësinë e pushtetit për të luftuar korrupsionin

Story i radhës

Rina bëhet me menaxher të ri

Të fundit nga