Dimitrievskit i pengon Flamuri Shqiptar në Qeveri! Kundërpërgjigjet Kasami

July 2, 2024
1 minut lexim

Ishte ky takim koordinues mes ministrave nga radhët e koalicionit VLEN në hapësirat e Qeverisë, e i cili detyroi kreun e Lëvizjes Znam Maksim Dimitrievski të paralajmërojë dalje nga Qeveria. Në fakt arsyeja e këtij paralajmërimi, ishte vendosja e flamurit shqiptar bashkë me atë maqedonas dhe atë europian. I ftuar në një debat në Kanal 5, Dimitrievski vendosjen e flamurit shqiptar në takimin koordinativ e quan sjellje BDI-ste, dhe thotë se në të ardhmen nuk do të lejojë sjellje të tilla.

Pyetëm edhe zëdhënësin e Lëvizjes Znam, Nikolla Memov, se pse e kontestojnë vendosjen e flamurit shqiptar, meqenëse ishte vetëm një takim mes partnerëve të koalicionit. Thotë se nuk dëshirojnë që në opinion të perceptohet si provokim.

E kur jemi te flamuri shqiptar, Bilall Kasami nga koalicioni VLEN thotë se nuk është Maksim Dimitrievski ai i cili duhet të tregojë se kur dhe si të përdoret. Presin nga Dimitrievski të respektojë identitetin kombëtar të shqiptarëve

Nga VLEN u bëjnë thirrje edhe ministrave nga radhët e Lëvizjes Znam që të bashkangjiten në takimin e radhës koordinues, dhe të binden se nuk bisedohet për asgjë tjetër përpos për efikasitetin e zbatimit të detyrave programore.

Burimi: tv21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Elezi: Janë 700 persona që po trajnohen ushtarakisht në Serbi, paguhen 1500-5000 euro për sulme në Kosovë

Story i radhës

Ambasadorja amerikane në Shkup: Qytetarët duan të shohin ndryshime

Të fundit nga

ShkoLartë