Dimitrievski: VLEN po nxit largimin e ZNAM-it nga Qeveria / Murtezi: Nuk është e vërtetë, çdo veprim është për të mirën e qytetarëve

min lexim

Lëvizja ZNAM nuk do të largohet nga koalicioni qeveritar dhe ndërkohë që vazhdojnë tensionet me partnerin “VLEN”. Zyrtarë të “VLEN” paraprakisht partinë e Maksim Dimitrievskit e kanë vlerësuar si të vogël dhe të parëndësishme. Dimitrievski u përgjigj se VLEN duhet të fokusohet në sigurimin e kushteve më të mira për qytetarët në shtet, e jo të bëhen ata më të fortë se ligji dhe të zbatojnë siç thotë ai, “duizimin” e shtetit. Dimitrievski në një intervistë televizive ka paralajmëruar se çështjen e përdorimit të flamujve nëpër institucione do ta ngrejë në seancë të Qeverisë, pasi ministrat e VLEN-it sërish u fotografuan me flamurin shqiptar nëpër zyra.

Nga VLEN thotë se nuk kanë ndërmend të rrezikojnë marrëdhëniet me partnerët e qeverisë dhe nismat e tyre janë në favor të qytetarëve.

“VLEN” dhe “ZNAM”, përveç flamurit, kanë mosmarrëveshje edhe për Akademinë Shqiptare të Shkencave dhe Arteve dhe Balancuesin. Kryeministri Hristijan Mickoski paraprakisht vlerësoi se koalicioni është stabil dhe është normale që të ketë mospajtime për ndonjë çështje.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Haradinaj ia kthen Bajqinovcit: Pyete shefin tënd kur e gjetën me meze e pije, t’u shku te dy operativë serbë

Story i radhës

Si banda e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja kishte “shtrirë tentakulat” deri në sistemin e drejtësisë

Të fundit nga