Dimitrievski lë pas dore lagjet shqiptare, ankohen qytetarët

February 16, 2022
1 minut lexim

Lagjet shqiptare në Kumanovë vazhdojnë të mbeten në baltë edhe në shekullin 21, e në mandatin e dytë të kryetarit Maksim Dimitrievski i cili në zgjedhjet e fundit premtoi “Kumanovë për të gjithë qytetarët”.

Por siç konfirmojnë qytetarët lagjet shqiptare janë të diskriminuara dhe janë lënë pas dore dhe në to nuk ka as rrugë të shtruara me asfalt as asgjë.

Kreu i Komunës pretendon se ka bërë mbi 15mijë metra asphalt por kjo gjë nuk shihet në lagjet shqiptare, se Dimitrievski bën dallime, e thotë edhe këshilltari i BDI-së, Fitor Jakupi.

Thotë se Dimitrievski në 100 ditëshin e parë ka vazhduar vetëm projektet që i ka trashëguar nga mandati i kaluar.

Qytetarët thonë se jetojnë ende në baltë dhe pa rrugë e pa kushte elementare.

Dimitrievski e mohon se bën dallim dhe thotë se është shumë e vështirë të drejtosh një komunë multi-etnike.

Burimi: politiko.mk

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

148 tiketa për mosrepsektim të masave anti COVID

Story i radhës

“Cani debat me Kokën për mungesë të vlerësimit financiar”, PD publikon dokumente për inceneratorët

Të fundit nga

ShkoLartë