Dimitrieska-Koçoska: Kishte para të miratuara për rrugët Shkup-Bllacë dhe Bukojçan-Kërçovë, pse qeveria e kaluar nuk nisi realizimin

November 1, 2024
1 minut lexim


Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska pyeti se pse qeveria e kaluar nuk ka nisur realizimin e rrugëve Shkup-Bllacë dhe Bukojçan-Kërçovë, marrë parasysh se ka pasur mjete financiare të alokuara për këto projekte, përcjell TV21. Dimitrieska-Koçoska tha se qeveria e kaluar nuk ka pasur aspak interes për investime kapitale.

“Dhe të mos harrojë, për atë që jam shokuar shumë ditëve të fundit ishte se kemi mjete të miratuara për ndërtimin e Shkup-Bllacë dhe Bukojçan-Kërçovë, janë kredi të ndryshme nga projekti i tanishëm për Korridoret 8 dhe 10, të miratuara që nga viti 2021. Tani parashtrohet pyetja pse nuk kanë nisur me realizimin e atyre projekteve. Kush është fajtor për këtë, paratë janë miratuar. Një është nga Banka Europiane e Investimeve dhe tjetra më duket nga BERZH. Dmth dy projekte. 3-4 vjet më parë të miratuara në bashkëpunim me qeverinë e kaluar, kjo vetëm tregon se kjo nuk ka pasur asnjë interes për investime kapitale”, tha mes tjerash Koçoska./tv21.tv

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Perinski: Akademia Shqiptare nuk është nën kompetencë të Komunave, ligji nuk parasheh financimin e saj!

Story i radhës

“I shkaktoi dëmtime të rrezikshme për jetën”- Goditi me thikë 40-vjeçarin, dërgohet në gjykim dosja ndaj Altin Lamçes!

Të fundit nga

ShkoLartë