dimitrieska kocoska borxhi publik u ul per 47 p p vazhdojme me konsolidimin fiskal dhe pershpejtimin e rritjes ekonomike 6814bc29dc8d7

Dimitrieska-Koçoska: Borxhi publik u ul për 4,7 p.p. vazhdojmë me konsolidimin fiskal dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike

May 2, 2025
min lexim

Shkup, 2 maj –  Ministria e Financave publikoi të dhëna mbi nivelin e borxhit publik në fund të tremujorit të parë të vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara, borxhi publik shënoi rënie prej 4,7 p.p. krahasuar me nivelin në fund të vitit 2024 dhe arrin në 57,7 për qind të PBB-së ose rënie për 36 milionë euro në vlerë absolute.

“Këto të dhëna janë konfirmim i drejtpërdrejtë i politikave që po zbatojmë dhe trajektores sipas së cilës po lëvizim. Borxhi publik prej 62,4 për qind të PBB-së në fund të vitit 2024, ra në 57,7 për qind, që është rezultat i masave që po ndërmarrim për konsolidimin fiskal, masave për uljen e shpenzimeve joproduktive, si dhe përpjekjeve për rritjen e aktivitetit ekonomik”, theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Sipas saj, qëllimi për t’u destinuar drejt deficitit më të ulët buxhetor, në përputhje me rregullat fiskale prej 3 për qind dhe borxhit publik nën 60 për qind të PBB-së është i arritshëm, vetëm se kjo kërkon shumë përkushtim dhe përpjekje në çdo aspekt, si në anën e inkasimit të të ardhurave, ashtu edhe në atë të shpenzimeve. Siç shtoi ministrja, ajo që është shumë e rëndësishme sa i përket Qeverisë është përkushtimi për realizimin e investimeve që do të sjellin norma më të larta të rritjes ekonomike, të cilat në periudhë afatgjate do të sjellin ulje të nivelit të borxhit.

Qëllim kryesor i Ministrisë së Financave dhe Qeverisë është përmirësimi i menaxhimit të financave publike, si dhe ruajtja e nivelit të lartë të shpenzimeve kapitale që do t’i mbështesin prioritetet ekonomike afatgjata.

Ministria e Financave gjithashtu njoftoi lidhur me nivelin e borxhit shtetëror në tremujorin e parë të vitit 2025, i cili arrin në 50,1 për qind të PBB-së dhe shënoi rënie prej 3,7 p.p. në raport me nivelin e borxhit shtetëror të publikuar më 31 dhjetor të vitit 2024. Sipas të dhënave të publikuara, borxhi shtetëror në vlerë absolute arrin në 8,328,7 milionë euro, ndërsa borxhi publik arrin në 9,583.9 milionë euro.

Në tremujorin e parë, Qeveria, respektivisht Ministria e Financave realizoi pagesën e euroobligacionit në vlerë prej 500 milionë eurosh. Në këtë tremujor, u realizua gjithashtu pagesa e përgjithshme e detyrimeve bazuar në principalin e borxhit të jashtëm publik në vlerë prej 679,4 milionë eurosh, duke përfshirë edhe euroobligacionin.

Sipas dinamikës së përcaktuar, Ministria e Financave publikon nivelin e borxhit publik në nivel tremujor, ndërsa niveli i borxhit shtetëror publikohet në nivel mujor.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

mpb dhe ministria e sportit nenshkruan memorandum bashkepunimi 6814bc27808c1
Story i mëparshëm

MPB dhe Ministria e Sportit nënshkruan memorandum bashkëpunimi

ekstradohet sot nga dubai i shumekerkuari i drejtesise florenc capja 6814c1a8459d9
Story i radhës

Ekstradohet sot nga Dubai i shumëkërkuari i drejtësisë Florenc Çapja

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Telekomunikacionit

17 Maj shënon përvjetorin e nënshkrimit të Konventës së parë Ndërkombëtare Telegrafike dhe krijimin e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Dita Botërore e Telekomunikacionit është festuar çdo vit më 17 maj nga viti
ShkoLartë